Zbulohet debati Olsi Rma – Enea Jorgi: Ore na masakrove! Nuk është...

Zbulohet debati Olsi Rma – Enea Jorgi: Ore na masakrove! Nuk është...

08:38, 17/12/2019

Është zbardhur debati mes drejtorit sportiv të Partizanit, Olsi Rama dhe arbitrit kryesor Enea Jorgji.

I ftuar në emisionin “Procesi sportiv”, gazetari sportiv Ylli Aga ka treguar bisedën mes dy protagonistëve pas derbit të kryeqytetit që u zhvillua ditën e premte në stadiumin e ri "Air Albania".

DEBATI:

OLSI RAMA: Enea na masakrove! Fërshëllyet shumë faulle kundër nesh. Nuk ështe e drejtë! E ke ndaluar lojën shumë herë për faulle të paqenë.

ENEA JORGJI: Mund ta shohim ndeshjen së bashku, në qoftë se kam gabuar 1% ndaj Partizanit, mund të kërkosh çfarë të duash. Lejova lojën e fortë. Gjykimi im nuk ndikoi në rezultat.

Tirana theu mallkimin 5 vjeçar pasi triumfoi 2-1 në derbin ndaj Partizanit. Të kuqtë u dorëzuar në minutën e 91’ kur mesfushori i klubit bardheblu, Kobina mposhti portierin Alban Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco