Golashënuesit më të mirë në Bundesliga, Rashica lë pas ‘yllin’ e Bayern-it

Golashënuesit më të mirë në Bundesliga, Rashica lë pas ‘yllin’ e Bayern-it

08:30, 17/12/2019

Nuk është befasi pasi tabelën e golashënuesit më të mirë në Bundesliga e prin futbollisti i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak deri tani ka shënuar gjithsej 18 gola, ndërsa pas tij në vendin e dytë pozicionohet futbollisti i Leipzig, Timo Werner me 16 rrjeta.

Ndërsa ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Milot Rashica renditet në vendin e tetë me 7 gola, duke lënë pas në këtë mënyrë “yllin” e Bayernit, Philippe Coutinho-n.

Milot Rashica po ashtu ka shënuar një gol fantastike në ndeshjen e kaluar kundër Bayern Munich, dhe në çdo ndeshje me Werderin është duke treguar një kualitet shumë të lartë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco