FOTO/ Mori një shkelm nga portieri i Schalkes, mesfushori i Frankfurtit tregon pasojat

FOTO/ Mori një shkelm nga portieri i Schalkes, mesfushori i Frankfurtit tregon pasojat

23:38, 16/12/2019

Një ndërhyrje horror  u regjistrua në ndeshjen mes Schalke 04 dhe Frankfurt (1-0). Portieri Schalkes Alexander Nubel për të ndaluar kundërshtarin e tij nuk përdori vetëm duart por edhe këmbët. Në minutën e 66’ mesfushori  Gacinoviç po i drejtohej portës për një gol të sigurt. Dalja e portierit ka qenë vendimtare për ruajtjen e portës por shkatrrimtare për mesfushorin. Një shkelm në gjoks do të rezultonte fatal për Gacinoviç duke i kushtuar portierit daljen nga fusha me karton të kuq.

Goditja ishte aq fortë sa takat e portierit të Schalkes kanë mbetur mbi kraharorin e mesfushorit 24 vjeçar. Ky i fundit në rrjetet sociale ka bërë publike edhe një foto nga dëmtimi i marrë që justifikon mjaft lehtë kartonin e kuq të Alexander Nubel.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco