‘El Clasico’ e parë e karrierës, Griezmann: Do jetë një ditë e pabesueshme, shpresoj që të...

‘El Clasico’ e parë e karrierës, Griezmann: Do jetë një ditë e pabesueshme, shpresoj që të...

23:15, 16/12/2019

Ditën e mërkurë zhvillohet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit. Lidhur me këtë ndeshje ka folur dhe Antoine Griezmann, i cili do të provojë për herë të parë shijen e kësaj ndeshje si protagonist.

Sulmuesi francez në një intervistë për faqen zyrtare të klubit katalanas u shpreh se kjo ndeshje është tepër e rëndësishme dhe se për të është si një ëndërr që do të jetë pjesë e kësaj sfide.

“Është një ndeshje që e pret e gjithë bota. Sa e rëndësishme është për tifozët, aq e rëndësishme është edhe për ne lojtarët. Gjithmonë ka qenë diçka fantastike ta ndiqje një përballje si ‘El Clasico’ dhe tani është një ëndërr për mua që do të jem pjesë e atij takimi. Jam shumë i lumtur. Do të jetë një ditë e pabesueshme dhe shpresoj që të paraqitem sa më mirë të mundem, duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco