Një spanjoll pranë stolit të Arsenalit

Një spanjoll pranë stolit të Arsenalit

22:10, 16/12/2019

Arsenali vijon të jetë në kërkim të një trajneri që t’i besojë drejtimin e ekipit, pas shkarkimit të spanjollit Unai Emery, ndërsa sipas mediave londineze, së fundi “topçinjtë” janë shumë pranë zgjidhjes së emrit të ri.

Bëhet fjalë për një tjetër spanjoll, Mikel Arteta, i cili aktualisht është ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City dhe është vlerësuar shumë nga ish-tekniku i Barcelonës.

Arteta ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit për 5 sezone (2011-2016) dhe drejtuesit kanë nisur punën për ta bindur, mision ky që pritet të jetë i lehtë, pasi spanjolli do të mirëpriste një rikthim në “Emirates Stadium”.

Sipas mediave në Londër, këtë javë pritet edhe një takim final, ku do të diskutohen detajet e fundit të marrëveshjes dhe Arteta pritet të ulet në pankinën e “Topçinjve” para ndërrimit të viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco