Klopp: Është ndeshje e vështirë, por nuk mendoj se Simeone është i lumtur që ka përballë Liverpoolin

Klopp: Është ndeshje e vështirë, por nuk mendoj se Simeone është i lumtur që ka përballë Liverpoolin

21:23, 16/12/2019

Liverpool do të luajë kundër Atletico Madrid në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Ky ishte verdikti i shortit të sotshëm, që u hodh në Nyon të Zvicrës.

Trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp deklaroi pas hedhjes së shortit se ka besim tek skuadra e tij se do të bëjë mirë në dy ndeshjet ndaj skuadrës së njohur spanjolle.

Ndër të tjera, Klopp tha se Diego Siomeone nuk do të jetë i lumtur për këtë short.

"Është një short interesant. Para shortit, unë mendova se do të jetë Madridi – njëra nga dy skuadrat, dhe kështu doli” ka thënë Klopp.

“Nga “Wanda Metropolitano” kemi kujtime fantastike, kështu që është mirë, por kësaj radhe luajmë ndaj Atleticos në shtëpinë e tyre.” ”

“Është e vështirë, por nuk mendoj se Simeone është i lumtur që ka Liverpool përballë” ka përfunduar gjermani.

Kujtojmë që, Liverpool fitonte Ligën e Kampionëve në ‘Wanda Metropolitano’, në finalen kundër Tottenham Hotspur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco