Barazim me vuajtje me Valencian, Real Madridi humb shansin të parakalojë Barcelonën

Barazim me vuajtje me Valencian, Real Madridi humb shansin të parakalojë Barcelonën

23:06, 15/12/2019

Real Madridi nuk ka mundur të parakalojë në renditje Barcelonën, duke marrë një pikë me vuajtje ndaj Valencias në “Mestalla”.

Madrilenët ia dolën vetëm në minutën e 90’+5 të barazonin takimin me Valencian.

Në pjesën e parë, skuadra e Zidane dominoi, duke krijuar shumë raste, por mungonte saktësia.

Më pas Valencia arriti në pjesën e dytë të merrte frenat e lojës dhe pas një aksioni të gjatë kaloi në avantazh në minutën e 78-ë me Karlos Soler.

13-herë kampionët e Europës vuajtën deri në fund për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme.

Në aksionin e fundit të takimit, Benzema përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke i vjedhur fitoren Valencias.

Tashmë, Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshin “brirët” këtë sezon për herë të parë ditën e mërkurë.

Asnjëra prej tyre nuk pranon barazim, teksa kërkojnë të marrin kreun e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco