Dëmtimi i rëndë/ Sulmuesi i Holandës rrezikon të humbasë Kampionatin Evropian

Dëmtimi i rëndë/ Sulmuesi i Holandës rrezikon të humbasë Kampionatin Evropian

21:18, 15/12/2019

Futbollisti i Lionit dhe Holandës, Memfis Depai, rrezikon seriozisht të mbyllë sot sezonin.

Sipas mediave franceze, sulmuesi holandez dyshohet se ka këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe nëse kjo konfirmohet, atëherë ai humbet minimalisht 6 muaj.

Mjekët e klubit të Lionit pretendojnë se Depai ka dëmtuar ligamentin kryesor të gjurit.

Drejtori sportiv i Lionit thekson se klubi po merr parasysh mundësinë që Depai të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Por kjo situatë nuk dëmton vetëm Lionin. Holanda nga ana tjetër duhet të marrë masat për të zëvendësuar Depain.

“Tulipanët” do të marrin pjesë në Kampionatin Europian që nis në 12 qershor dhe pa Depain titullar gjërat ndërlikohen.

25-vjeçari u dëmtua në sfidën e djeshme ndaj Rëne në kampionat, duke lënë fushën në fillim të pjesës së dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco