FOTO/ Fiorentina-Inter, formacionet zyrtare

FOTO/ Fiorentina-Inter, formacionet zyrtare

20:37, 15/12/2019

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Fiorentinës dhe Interit, e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A.

Zikaltrit e Antonio Contes do të kërkojnë të rikthen te fitorja pas barazimit ndaj Romës në shtëpi, për të rimarrë kryesimin.

Pas triumfit të Juves në mesditë ndaj Udineses, Interi e sheh veten në vendin e dytë me 1 pikë më pak se bardhezinjtë, teksa i duhet një triumf në përballjen e sotme për t’u ngjitur sërish në krye.

Në krahun tjetër, Fiorentina e Montelës, është duke kaluar një moment tepër të vështirë në kampionat, ku ka regjistruar 4 humbje radhazi në 4 sfidat e fundit.

Një tjetër rezultat negativ në përballjen e sotme, do ta zhyste skuadrën vjollcë në zonën e ftohtë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco