Manchester City zhyt në krizë Arsenalin

Manchester City zhyt në krizë Arsenalin

19:40, 15/12/2019

Manchester City ia ka dalë të fitojë pa probleme në transfertën e Londrës, teksa përballë kishte Arsenalin vendas.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi me rezultatin e pastër 0-3, falë edhe një Kevin De Brune në superformë.

Belgu ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, teksa realizoi dy gola dhe asistoi në tjetrin.

“Qytetarët” e panë veten në avantazh. Gabriel Jezus lëvizi bukur në zonë ndërsa pasoi për mesfushorin, i cili në një pozicion të favorshëm nuk fali dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Ndërkohë, në minutën e 15-të ishte radha e Sterling të vendoste emrin në listën e golashënuesve, i asistuar nga De Brune.

Kur kishin mbetur edhe pesë minuta nga përfundimi i pjesës së parë, De Brune konfirmoi mbrëmjen fantastike, teksa realizoi një me një goditje të saktë në hyrje të zonës.

Me dominimin e Cityt u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e trajnerit Pep Guardiola menaxhuan avantazhin, teksa Arsenali pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli të shënonte të paktën golin e nderit.

Pas kësaj humbje londinezët janë në vendin e nëntë me 22 pikë, ndërkohë nga ana tjetër, Manchester City mbetet forcë e tretë pas Liverpulit kryesues dhe Leicesterit të vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco