Bufon luan ndeshjen e 700-të me klube

Bufon luan ndeshjen e 700-të me klube

19:25, 15/12/2019

Fitorja e sotme ndaj Udineses në kampionat ka një rëndësi të veçantë për veteranin Gianluiggi Bufon.

Ikona bardhezi dhe Italisë regjistroi sot paraqitjen e 700-të në karrierë në nivel klubesh për kampionate.

Në karrierën e tij 24-vjeçare, Bufon ka arritur të luajë 168 ndeshje me Parmën, 17 me PSG-në dhe 515 me Juventusin.

Edhe pse nuk është më titullar i padiskutueshëm te Juventusi, Bufon mbetet një lider i padiskutueshëm në fushën e lojës.

Ai renditet si lojtari i dytë në historinë e Juves me më shumë paraqitje.

Përpara tij qëndron Alesandro Del Piero me 705 takime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco