VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’në Serie-A, Verona rikuperon disavantazhin e tre golave

VIDEO/ Ndeshje e ‘çmendur’në Serie-A, Verona rikuperon disavantazhin e tre golave

14:44, 15/12/2019

Ka qenë një ndeshje e çmendur ajo mes Veronës dhe Torinos, e vlefshme për javën e 16-të në Serie-A.

Plot 6-të gola u shënuan në këtë sfidë, tre për secilën skuadër (3-3). Skuadra e Veronës e pa vetën në disavatazh të tre golave, por për fat të mirë futbollistët arritën që të reagonin dhe barazuan ndeshjen.  

Image

Fillimisht shënoi Asaldi për Torinon në minutën e 36-të , ndërsa në minutën 55-të, Berenguer dyfishon rezultatin. Në minutën e 61-të do të ishte përsëri, Asaldi, që do të shënonte për torinezë, duke e çuar rezultatin e ndeshjes në 3-0.

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar dhe Torino do të dilte me pikë të plota nga sfida, skuadra e Marash Kumbullës reagon në mënyrë të përkryer duke shënuar plot tre gola në 15 minuta.

Pazzini do të ngushtonte rezultatin në minutën e 69-të, për t’i lënë vendin Verri (76) dhe Stepniskit në të (84).

Kështu ekipet ndanë nga një pikë midis tyre,me Veronën që shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e 11 dhe Torinon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 9-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco