VIDEO/ Barcelona pretendonte për penallti, dalin pamjet që vërtetojnë të kundërtën

VIDEO/ Barcelona pretendonte për penallti, dalin pamjet që vërtetojnë të kundërtën

13:04, 15/12/2019

Barcelona u ndal në barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Real Sociedad në transfertë. Polemika të shumta u ngritën nga drejtuesit e Barcelonë të cilët pretendonin se gjyqtarët e sfidës nuk kishin dhënë një penallti në favor të tyre në fundin e ndeshjes.

Bëhet fjalë për rastin e Piques dhe drejtuesit e klubit katalanas mendonin se ndaj mbrojtësit ka patur një ndërhyrje të pastër dhe duhej të ishte dhënë penallti. Gjithashtu edhe mbrojtësi blaugran u pa të protestonte tek arbitri i takimit për këtë rast.

Mirëpo nga pamjet e dala ditën e sotme, shihet qartë momenti kur Pique i vendos dorën në shpatull kundërshtarit dhe e tërheq duke e detyruar që ai të rrëzohej e të merrte me vete dhe Piquen.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco