La fushën e lojës pas 29 minutave lojë, trajneri i Brescias jep lajme të mira për mesfushorin e Kombëtares

La fushën e lojës pas 29 minutave lojë, trajneri i Brescias jep lajme të mira për mesfushorin e Kombëtares

11:10, 15/12/2019

Brescia fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Lecces në shtëpi. Titullarë për “bardheblutë” në këtë sfidë, ishte dhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj,i cili për fat të keq nuk luajti më shumë se 29 minuta, pasi u zëvendësua nga trajneri, Eugenio Corini.

Image

Fillimisht u mendua për një dëmtim serioz duke marrë parasysh faktin se ka pasur probleme dhe rikthehej pas një dëmtimi por për fat të mirë nuk bëhet fjalë për asgjë serioze.

Diçka të tillë, e ka konfirmuar vetë trajneri Corini i cili jep garanci se Ndoj nuk ka problem por e ka zëvendësuar për të mos e rrezikuar duke marrë parasysh se ishte faulli i tretë në pak minuta kundër tij.

“Ndoj ka pasur një problem në kavilje gjatë verës dhe nuk doja ta rrezikoja më shumë. Një mungesë e mundshme e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen”, u shpreh trajneri Corini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco