VIDEO/ Ishte shumë pranë autogolit, Van Dijk bën për 'ujë të ftohtë' trajnerin Jurgen Klopp

VIDEO/ Ishte shumë pranë autogolit, Van Dijk bën për 'ujë të ftohtë' trajnerin Jurgen Klopp

10:37, 15/12/2019

Liverpool mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Watfordin, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në  Premier League. Të dy golat për “të kuqtë” i shënoi Mohamed Salah.

 Sigurisht që kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin e Liverpool,Jurgen Klopp,  pasi përforcojnë më shumë pozitat në krye të tabelës.

Mirëpo gjatë kësaj ndeshje u regjistrua dhe një episod i veçantë. Van Dijk në minutën e 79-të kur rezultati ishte 1-0 përpak sa nuk shënoi në portën e tij.

Mbrojtësi holandez ktheu një top mbrapa tek portieri Allison, i cili kishte dalë nga porta. Fatmirësisht për holandezin, topi ka shkuar në goditje këndi dhe u shmang barazimi, që mund të ishte fatal.

Por ky moment përpak sa nuk i shkaktoi atak në zemër trajnerit Klopp, i cili shihet ta ketë përjetuar shumë këtë moment delikat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco