Solskjaer: Unë gjithmonë kam besuar se mund ta drejtoja Manchester United!

Solskjaer: Unë gjithmonë kam besuar se mund ta drejtoja Manchester United!

09:43, 15/12/2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për mediat përpara ndeshjes me Everton në Premier League.

Përveç ndeshjes, tekniku norvegjez bëri dhe disa deklarata në lidhje me aventurën e tij tek “Djajtë e Kuq”.

Solskjaer e fillou për mrekulli punën me United, por së fundmi trajneri norvegjez ishte kritkuar mjaft shumë për rezultatet negative.

46 vjeçari u shpreh për mediat se gjithmonë kishte besuar se mund ta drejtonte skuadrën e United. Këto fjalë të trajnerit vijnë pas një serie pozitive nga skaudra e tij.

“Unë gjithmonë kam pasur besimin se mund të drejtoja këtë klub. Nuk do të pranoja punën, nëse nuk do të ndihesha sikur nuk mund ta bëja,” ka thënë Solskjaer.

“Unë kam një staf të mrekullueshëm. Nuk ka të bëjë vetëm me mua” shtoi norvegjezi.

Manchester United tashmë numëron pesë ndeshje pa humbje në Premierligë dhe mban vendin e gjashtë në tabelë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco