Dëshira e Maldinit mund të bëhet realitet, ,por duhet t’i paguaj Barcelonës 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit

Dëshira e Maldinit mund të bëhet realitet, ,por duhet t’i paguaj Barcelonës 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit

09:12, 15/12/2019

Paolo Maldini ka shprehur dëshirën e tij për të afruar në skuadër mbrojtësin e Barcelonës, Jean Clair Tobido.

Sigurisht që drejtori sportiv ka hedhur dhe hapa konkret mbi këtë ide. Maldini kërkon ta huazojë njëherë lojtarin dhe më pas të ketë të drejtën e blerjes për 8-10 milionë euro. Kjo nismë nuk është hedhur totalisht poshtë nga Barcelona.

Image

Klubi spanjoll është gati të diskutojë një shitje të francezit, por me kusht që marrëveshja të arrijë të paktën 25 milionë eurot, plot 25-fishi i shumës të cilën Barça investoi në janar të këtij viti kur e bleu mbrojtësin nga Tuluza.

Përveç këtij pretendimi ekonomik, katalanasit kërkojnë edhe një të drejtë riblerjeje ekskluzive mbi lojtarin me shumën që duhet të mbetet e pandryshueshme, pra përsëri një transferim mbi bazën e 25 milionë eurove.

Milani ka marrë kohë pasi po shqyrton edhe mundësinë e blerjes së Demiral, por mbi Todibon vëmendja mbetet e lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco