Alaba vlerëson maksimalisht Coutinhon: Nëse keni parë lojën, ne duhet...

Alaba vlerëson maksimalisht Coutinhon: Nëse keni parë lojën, ne duhet...

08:45, 15/12/2019

Philippe Coutinho bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 6-1 ndaj Werder Bremen.

Braziliani shënoji tri gola në këtë triumf dhe sigurisht për këtë paraqitje  do të merrte edhe vlerësimin e shokëve.

Është David Alaba ai që në një intervistë të dhënë pas ndeshjes shpreh vlerësimet maksimale për shokun e tij të skuadrës.

Mbrojtësi austriak shprehet se Bayern duhet ta blej përfundimisht kartonin e Coutinhos.

“Nëse keni parë lojën sot (dje), ne duhet ta blejmë atë, apo jo?” ka komentuar Alaba pas ndeshjes.

Klauzola në marrëveshjen e Coutinho përfshinë mundësinë e Bayern që të kryejnë transferim permanent të lojtarit gjatë verës së ardhshme, për 120 milionë euro. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco