VIDEO/ Goli i Rashicës 'hipnotizon' edhe serbët, ja ç'shkruan media e Beogradit

VIDEO/ Goli i Rashicës 'hipnotizon' edhe serbët, ja ç'shkruan media e Beogradit

23:46, 14/12/2019

Megjithëse ishte i pafuqishëm të shpëtonte Werder Bremenin nga shkatërrimi 6-1 nga Bayern Munchen, goli spektakolar i Milot Rashicës është ngritur në qiell edhe nga mediat serbe.

Në artikullin e tij, portali "Telegraf.rs" shkruan se goli i futbollistit të përfaqësueses së Kosovës ngjan me “perlat” e shënuar nga yjet e futbollit botëror.

Duke e përshkruar me detaje aksionin dhe ekzekutimin e topit, media serbe lartëson paraqitjen dhe klasin e Rashicës, i cili konsiderohet një nga lojtarët më premtues të futbollit europian.

‘’Goli i Rashicës kishte stilin e mjeshtrave më të të mëdhenj të futbollit duke nxjerrë një kryevepër nga repertori i ekipit të Werderit. Rashica bëri disa lëvizje perfekte përpara goditjes finale: fillimisht ai shtyn veten drejt parakalimit të lojtarit të fundit dhe depërton në zonën e rreptësisë së ekipit bavarez në 10 metra dhe lëshon një goditje të fuqishme brenda portës që mbrohej nga Neuer. Portieri gjerman u kap në befasi nga sulmuesi i Werderit dhe goditja ishte shumë lart për t’u ndalur’’, shkruan “Telegraf.rs”.

Shijojeni golin e Milot Rashicës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco