Klopp merr vendimin që mos festojë më golat, arsyeja do iu habisë...!

Klopp merr vendimin që mos festojë më golat, arsyeja do iu habisë...!

23:25, 14/12/2019

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vendosur të mos i festojë më golat e shënuara nga skuadra e tij.

Klopp këtë vendim e ka marrë nisur nga aplikimi i teknologjisë VAR, e cila shpeshherë ka ndalë në gjysmë festimin e golit.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen kundër Watford, kur u anulua goli i Sadio Mane.

 “Të jem i sinqertë nuk ia kam idenë se ku ishte pozicioni jashtë loje. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol” ka thënë Klopp.

“Nuk mendoj se ishte pozicion jashtë loje tek goli i Sadio. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide” shtoi gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco