Dhuna ndaj arbitrit/ Reagim shokues i klubit të Shkumbinit: Nuk kemi goditur...

Dhuna ndaj arbitrit/ Reagim shokues i klubit të Shkumbinit: Nuk kemi goditur...

23:15, 14/12/2019

Ndeshja mes Shkumbinit dhe Dinamos është mbyllur me shumë polemika dhe me akte të turpshme dhune.

Në anë të një deklarate të  administratorit të klubit të Shkumbinit, Lorenc Hasbajrami sqarohet se synimi nuk ka qenë dhuna ndaj gjyqtarit kryesor të sfidës Sokol Bebja.

Ai nënvizon se i gjithë stafi i Shkumbinit është përpjekur për të ndaluar gjëra të tilla, pavarësisht se pamjet tregojnë të kundërtën.

Deklarate e Drejtuesve te Shkumbinit.

Lorenc Hasbajrami(Administratori klubit): Takimi ndaj Dinamos ka qene nje ndeshje e vleresuar nga djemte por qe bukurine nje ndeshje futbolli ia prishi gjykimi aspak korrekt dhe i njeanshem gjyqtarit te takimit. Kjo ka cuar qe i gjithe takimi te kaloje me shume stres nga lojtaret ne fushen e lojes nga stafi ne pankine dhe irritimin e tifozeve ne tribune.Ne perfundim megjithe irritimin e disa tifozeve por qe absulutisht nuk mundet te lejohet te behet tragjike. Stafi shkumbinit lojtaret ne asnje moment nuk kane lejuar te dhunohen gjyqatari i takimit Sokol Bebja por edhe kane mbrojtur se bashku me lojtaret dhe stafin miq qe gjithcka te shkoje normale dhe pa incidente.Pas sfides policia e shtetit ka percjell gjyqtarin e takimit ndersa ne perfundim nuk ka patur asnje denoncim per akte dhune ndaj gjyqtarit te takimit apo ndonje shenje minimale dhune.Ndaj kerkojme qe edhe trumbetimi sikur ne Peqin ka ndodhur akte dhune te mos jete e njeanshme. Ndaj gjyqatrit Bebja theksojme qe nuk ka patur dhune sikurse masat e sigurise kane bere maksimumin ne mbarevajtjen e nje takimi te provokuar nga fillimi deri ne perfundimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco