FOTO/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, befasi emri për stolin e kuq!

FOTO/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, befasi emri për stolin e kuq!

22:50, 14/12/2019

Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-kapiteni i të kuqve që ka luajtur me kryeqytetasit nga viti 2005 deri në 2009-ën, pritet të marrë drejtimin e skuadrës. 

Përfaqësueses të klubit kampion kanë biseduar intensivisht gjatë orëve të fundit me ish-trajnerin e Skënderbeut dhe pritet që Shehi të kthehet i kuq pas 10 vitesh, shkruan panorama sport.

Ish-portieri i shquar ka pasur gjithnjë një lidhje të veçantë me klubin e kuq dhe në kohët e rivalitetit ekstrem gjatë dekadës së fundit, ka qenë ndër të paktët që tifozeria e kuqe e kursente kur ndesheshin me Skënderbeun.

Duhet saktësuar se Shehi ende nuk është vendosur zyrtarisht në stolin e Partizanit dhe se nuk përjashtohen surprirzat. Mes emrave të përfolur janë edhe Dritan mehmeti me Sulejman Starovën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco