Gattuso e nis me humbje aventurën tek Napoli, mposhtet nga Parma

Gattuso e nis me humbje aventurën tek Napoli, mposhtet nga Parma

20:50, 14/12/2019

Gennaro Gattuso e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën si trajner i Napolit.

Napolitanët humbën me rezultatin 2-1ndaj skuadrës së Parmas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e Gattusos e gjeti vetën në disavantazh pas vetëm katër minutave lojë, kur Dejan Kulusevski shënoi për 0-1.

Naopli arriti të përgjigjej në minutën e 64′, me anë të Arek Milik, i cili shfrytëzoi mirë asistimin e dhënë nga Mertens, për të barazuar shifrat.

Por, rezultati final u vendos në minutën e fundit të takimit, nga Gervinho, i cili shënoi për 1-2.

Me këtë humbje, Napoli numëron 21 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, kurse Parma e 7-ta në kuotën e 24 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco