Shpëtim Duro i kënaqur me fitoren e Kukësit: Kampionati është shumë i gjatë!

Shpëtim Duro i kënaqur me fitoren e Kukësit: Kampionati është shumë i gjatë!

20:30, 14/12/2019

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro është shumë i kënaqur me fitoren e thellë ndaj Teutës e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim për “Supersport”, Duro e ka të qartë se kampionati është shumë i gjatë dhe është herët për të folur për objektivat përfundimtarë.

“Sigurisht fitorja dhe loja tregoi që Kukësi është në rrugën e duhur këtë moment. Në pjesën  e parë, pas humbjes së topave na u krijuan disa probleme, por morëm kontrollin shënuam. Ndërsa në pjesën e dytë, shënuam të dytin dhe aty sfida mbaroi”, tha ai.

Objektivat: Sigurisht që është e herët, jemi në vend të parë pas gabimeve të të tjerëve. Edhe të tjerët janë këtu ku janë, nga gabimet tona. Skuadrën se kam pasur të plotë, si në tri ndesjet e fundit. Ekipi ka ardhur mirë, pasi janë të plotë dhe kanë kondicion të mirë fizik.

Organika e Kukësit: Dy lojtarë që kanë ardhur me vonesë. Abazaj erdhi në javën e katër, ndërsa Gavazaj erdhi shpejt, por kishte mangësi. Gradualisht kanë hyrë në stërvitje dhe janë njohur me shumë me skuadrën. Unë kam marrë Xhikën dhe Obanorin, pasi skuadrën e gjeta. Kukësi ka sjellë lojtarë të rëndësishëm në sulm, si Reginaldo, sulmues cilësorë dhe nuk ishte e lehtë të zëvendësoheshin. Tani mund të them se janë protagonistë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco