Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Barcelona hap fals ndaj Sociedad-it, shans i artë për Realin të marrë kryesimin

Barcelona hap fals ndaj Sociedad-it, shans i artë për Realin të marrë kryesimin

19:35, 14/12/2019

Barcelona është ndalur nga Real Sociedad.

Katalanasit nuk morën më shumë se një barazim 2-2 në transfertën kundër Sociedad-it e vlefshme për javën e 16-të në La Ligas.

Barcelona ishte në disavantazh që pas minutës së 12’, kur Mikel Oyarzabal shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Antoine Griezmann riktheu baraspeshën në minutën e 38’, duke gjetur golin pas asistimit të Luis Suarez.

Suarez ishte ai që shënoi duke i dhënë avantazhin katalanasve, duke shfrytëzuar asistimin e Leo Messi në minutën e 49’.

Gjatë pjesës së dytë Alexander Isak, vendosi sërish balancën duke barazuar rezultatin 2-2.

Barça pozicionohet në vendin e parë me 35 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Real madrid që ditën e diel përballet ndaj Valencias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco