Kukësi fiton ndaj Teutës dhe merr kryesimin në Superiore

Kukësi fiton ndaj Teutës dhe merr kryesimin në Superiore

18:55, 14/12/2019

Kukësi fitoi lehtësisht përballë Teutës duke marrë në këtë mënyrë kryesimin në Kategorinë Superiore.

Verilindorët mposhtën me rezultatin 4-0 skuadrën e Teutës në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

3 gola për skuadrën e Shpëtim Duros u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që durrsakët e mbyllën ndeshjen me 10 veta pas daljes me karton të kuq të Rustem Hoxhës.

Golat për verilindorët u shënuan nga Shkurtaj, i cili realizoi 2 herë, Abazaj dhe Ethemi.

Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se Laçi i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco