Skënderbeu pëson tjetër disfatë, Vllaznia i merr 3 pikë në Korçë

Skënderbeu pëson tjetër disfatë, Vllaznia i merr 3 pikë në Korçë

18:29, 14/12/2019

Vllaznia mori 3 pikë të rëndësishme në Korçë.

Shkodranët fituan me rezultatin 1-0 në transfertën përballë Skënderbeut e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Golin e vetëm për shkodranët, e shënoi Shtubina, i cili ka dhuruar spektakël, duke gjetur rrugën e rrjetës me roveshatë.

Ishte një ndeshje me shumë ritëm nga të dyja skuadrat, por u shënua vetëm një gol.

Pas kësaj fitore, Vllaznia renditet në vendin e pestë, me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco