Bayern fitore tenistike ndaj Werder Bremen, shënon Rashica

Bayern fitore tenistike ndaj Werder Bremen, shënon Rashica

17:48, 14/12/2019

Bayern Munich është rikthyer furishëm tek fitorja.

Pas dy humbjeve, bavarezët reaguan shumë mirë duke shkatërruar me rezultatin 6-1 skaudrën e Ëerder Bremen në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Milot Rashica, kur kaluan 24 minuta lojë. Ky gol ishte i vetmi për skuadrën e Werder që më pas u deklasua.

Philippe Coutinho dhe Robert Lewandowski përmbysën skuadrën e Bremen në minutat e fundit të pjesës së parë, duke bërë që Bayern të shkojë e qetë në pushimin mes dy pjesëve.

Në fraksionin e dytë të lojës, Coutinho dhe Lewandowski gjetën përsëri rrugën e golit, në minutat 65’ dhe 72’, për rezultatin 4-1.

Muller dërgoi shifrat në 5-1 kur luhej minuta e 75’, kurse tre minuta pas gjermanit, Coutinho kompletoi het trikun dhe vulosi rezultatin final 6-1.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në vendin e katërt me 27 pikë të grumbulluara, 4 pikë më pak se kryesuesit e Monchengladbach.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco