Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Bylis  barazon ndaj Flamurtarit, Laçin fiton dhe ngjitet në vendin e parë

Bylis barazon ndaj Flamurtarit, Laçin fiton dhe ngjitet në vendin e parë

15:06, 14/12/2019

Kanë përfunduar dy nga katër ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë Superiore të vlefshme për javën e 15-të.

Bylis dhe Flamurtari u ndalën në barazim 2-2 midis tyre. Ballshiotët nuk arritën të përfitonin nga humbja e Partizanit, edhe pse përballë kishin vendin e fundit në klasifikim.

Vlonjatët e nisën mirë takimin dhe në minutën e 17-të kaluan në avantazh me anë të Xhevahir Sukajt.

Mirëpo ballshiotët arritën që të përmbysin rezultatin me dy golat e shënuar nga Guindo (45) dhe (59).

Por kur takimi dukej pothuajse i mbyllur, Flamurtari barazoi në minutën e 86 falë golit të Nebiht.

Këshu me këtë barazim Bylisi shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë të renditjes ndërsa për Flamurtarin kjo ishte një pikë shprese.

Nga ana tjetër Laçi bëri detyrën duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Luftëtarit, që triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Luftëtarit, duke u ngjitur momentalisht në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të dytë.

Skuadra e Armando Cungut nuk fal në shtëpi dhe konfirmoi sërish se ka sulmin më të mirë në Superiore, teksa edhe sot arriti të dërgojë 4 herë topin në rrjetë, ndonëse kishte përballë një kundërshtar që rreshtohet me forca të shumta në mbrojtje.

Takimi u zhbllokua shpejt me një gol të Redon Xhixhës, ndërsa goleadori Nëabueze dyfishoi shifrat pak para fundit të pjesës së parë. Në 45-minutëshin e dytë ishte Teco që shënoi edhe dy herë të tjera në portën e gjirokastritëve, duke vulosur fitoren e thellë 4-0.

Në pritje të dy ndeshjeve të tjera Kukësi-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia, momentalisht kreun e renditjes vazhdon ta mbajë Partizani me 25 pikë, aq sa ka edhe Laçi i vendit të dytë, ndërsa Bylis ngjitet në kuotën e 24 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco