Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Presidenti i Bayern Munich del kundër krijimit të Superligës Evropiane

Presidenti i Bayern Munich del kundër krijimit të Superligës Evropiane

14:16, 14/12/2019

Presidenti i emëruar së fundmi në krye të Bayern Munich, Herbert Hainer,  është pozicionuar tërësisht kundër krijimit të Superligës Europiane, projekt që po nxitet fort nga presidenti i Juventusit dhe Shoqatës së Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli.

Në një intervistë për një gazetë të Mynihut, Hainer deklaroi se Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti, pasi nuk dëshiron të nënvlerësojë kurrsesi Bundesligën gjermane.

Image

“Pozicioni ynë është qartazi kundër Superligës Evropiane, pasi jemi në favor të mbështetjes së Bundesligës. Ne duam të fitojmë në Europë dhe për këtë ekziston Champions League, një format mjaft i mirë, që respekton edhe hapësirat e kampionateve përkatëse”, deklaroi Hainer.

Kujtojmë që, Herbert Hainer mori vendin e Ullie Hoenes në krye të Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco