Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

James Milner firmos një kontratë të re me Liverpool

James Milner firmos një kontratë të re me Liverpool

13:23, 14/12/2019

Pas trajnerit, Jurgen Klopp, radhën për të firmosur një kontratë të re me klubin e Liverpool e ka futbollisti veteran James Milner.

Mesfushori 33-vjeçar ishte në vitin e fundit të kontratës, por drejtuesit dhe për më tepër trajneri gjerman, janë shumë të kënaqur për paraqitjet dhe rolin e Milner brenda grupit të skuadrës.

Ai shihet si një lider i heshtur, që gjithmonë ka udhëhequr grupin dhe asnjëherë nuk është bërë problematik, ndaj edhe meritonte rinovimin e kontratës për 2 vite të tjera pavarësisht se ofertat për të nuk mungonin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco