Klubi i Berlusconit merr mesazh kërcënues nga një bastexhi: Përshëndetje nga Shqipëria, humbe ndeshjen ose...

Klubi i Berlusconit merr mesazh kërcënues nga një bastexhi: Përshëndetje nga Shqipëria, humbe ndeshjen ose...

11:58, 14/12/2019

“Ti je në mes të dy zjarreve tani. Unë po bëj punën, po të paralajmëroj. Ti duhet ta humbësh ndeshjen. Ne e dimë adresën tuaj dhe gjithçka tjetër. Kemi vendosur 250 mijë euro. Këtu ka shqiptarë dhe njerëz nga Kalabria. Të gjithë në mbrojtje që ndeshja të humbet me 1000%, pasi në të kundërt, ti do ta shohësh veten si një njeri të vdekur.

Ose nëse shkon dhe më denoncon, akoma më keq për ty, do të masakrohesh. Ju mund të gërmoni gropën sepse unë do të vi për t’ju vrarë menjëherë. Një përshëndetje nga Shqipëria”. Ky është mesazhi kërcënues që ka marrë futbollisti i Monzas, skuadër e cila është në pronësi të Silvio Berlusconit.

Personi që dërgonte mesazhet kërcënuese ishte një i ri nga Catania, i cili është ndaluar nga policia italiane.

ImageGjithçka ka nisur në shtatorin e kaluar, kur Monza kishte ndeshjen në transfertë ndaj Juventusit U-23, një takim i zhvilluar  në Aleksandri, qyteti ku është arrestuar dhe kërcënuesi.

Mirëpo pavarësisht mesazheve kërcënuese, skuadra e Berluskonit nuk ra pre e kërcënimeve dhe fitoi 4-1 teksa pas garës, denoncuan gjithçka kishte ndodhur.

Lojtari i kërcënuar u mor nën mbrojtje nga forcat e rendit të cilat falë një hetimi mundën të gjejnë edhe aparatin nga i cili kishte ardhur kërcënimi. Në fakt, telefoni i përkiste një personi nga Catania i cili ishte ndarë nga jeta pak vite më parë, por hetimet e thelluara gjetën autorin, i cili thuhet të ketë vepruar i vetëm dhe nuk ka asnjë lidhje me mafian apo botën e krimit të organizuar.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco