De Laurentis i plotëson dëshirën e parë Gattusos, gjen akordin me futbollistin e Veronës

De Laurentis i plotëson dëshirën e parë Gattusos, gjen akordin me futbollistin e Veronës

10:52, 14/12/2019

Napoli nuk ka humbur kohë dhe i ka realizuar dëshirën e parë Genarro Gattusos. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, presidenti i napoletanëve, De Laurentis ka arritur një akord me Sofian Amrabat.

 Marokeni është një shkatërrues i ngjashëm në mënyrën e lojës me Gatuzon. Mirëpo trajneri italian do ta shijojë kontributin e futbollistit vetëm sezonin e ardhshëm, pasi Napoli ka rënë dakord të lejojë të luajë për veronezët gjatë gjithë kampionatit aktual të Serisë A. Marrëveshja është zyrtarizuar ditën e djeshme dhe sipas raportimeve bëhet fjalë për një investim prej 16 milionë eurosh.

Amrabat ishte i huazuar nga Bryzhi te Verona dhe italianët kanë ushtruar të drejtën e blerjes që ishte paracaktuar në vlerën 3.5 milionë euro.

Falë kësaj lëvizjeje, Verona përfiton menjëherë thuajse 12 milionë euro për një lojtar të cilin do ta përdorë për vetëm një sezon. Sa i përket lojtarit, ai përfiton 300 mijë euro aktualisht në vit, teksa te Napoli rroga e tij do të 4-fishohet.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco