Merkato e janarit po afron, Juve-PSG bëjnë gati shkëmbimin e lojtarëve

Merkato e janarit po afron, Juve-PSG bëjnë gati shkëmbimin e lojtarëve

10:20, 14/12/2019

Juventus dhe PSG po mendojnë të realizojnë një shkëmbim lojtarësh në merkaton e janarit.

Emre Can është i pakënaqur me situatën e tij te Juventus, pasi është kthyer në një lojtar stoli nga Sarri, ndaj largimi i tij në merkaton e janarit është i sigurt.

Ndërsa, Leandro Paredes ka zhgënjyer që kur kaloi në Francë, një vit më parë, nga Zenit Saint Petersburg raporton “TuttoSport”.

Duke ditur pakënaqësinë e dy lojtarëve në fjale, dy gjigantët e Europës po mendojnë të kryejnë një shkëmbim mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco