Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Idriz Batha: E ndjeja që do të shënoja në derbi, festova golin sepse...

Idriz Batha: E ndjeja që do të shënoja në derbi, festova golin sepse...

23:15, 13/12/2019

Idriz Batha do të mbahet mend në historinë e stadiumit të ri “Air Albania Stadium” duke shënuar golin e parë në një derbi me fanellën e Tiranës.

Në një prononcim për “Supersport”, Batha tregon se gjatë momentit të golit nuk i mendoi fare tifozët e Partizanit por thekson që ka shumë respekt për ta.

“Në këto ndeshje nuk ka nevojë shumë për motivim. Rëndësi ka të jesh afër dhe të ndihmosh shokët. Në këto ndeshje të gjithë lojtarët mund të bëjnë edhe trajnerin. Gjithsesi, për pjesën taktike sigurisht që ka nevojë për trajner”.

“Nuk e kam përjetuar me çudit të madhe faktin që shënova golin e parë në stadiumin e ri. Në fakt, një natë më parë me çunat po diskutonim dhe u thashë jo vetëm me shaka, që do jem shqiptari i parë që do shënoj në stadiumin e ri dhe do fitojmë derbin dhe fatmirësisht ndodhi”.

 “Shënimi i golit është ndjenjë e bukur, pasi nga pas kishim dhe tifozët tanë. E nuhata pak a shumë, pasi e dija që Torasa do krosonte aty, mendova që të sulmoja portën, topi erdhi tek unë dhe gjeta golin. Në fakt në momentin e golit nuk i mendova fare tifozët e Partizanit. Pavarësisht kësaj unë i repsektoj shumë ata dhe të gjithë tifozët e skuadrave të tjera ku kam luajtur. Nuk do të bëja dhe do thosha asgjë kundër tyre”, deklaroi Batha ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco