Triumfi ndaj Partizanit, flet Emanuel Egbo: Ja ç’farë u thashë lojtarëve para ndeshjes

Triumfi ndaj Partizanit, flet Emanuel Egbo: Ja ç’farë u thashë lojtarëve para ndeshjes

22:35, 13/12/2019

Emanuel Egbo theu tersin 5-vjeçar duke nxjerrë Tiranën fituese në derbin e kryeqytetit.

Në një prononcim për mikrofonin e “SuperSport”, ai bëri një deklaratë modeste për veten e tij duke theksuar që merita për këtë fitore shkon drejt skuadrës së bardheblu.

Manuel Egbo tha se nuk ndryshoi asgjë tek ekipi, vetëm se iu tha lojtarëve të japin shpirtin në fushë.

 “Nuk i kam ndryshuar asgjë, nuk është se e bëri Egbo, nuk kam bërë asgjë, vetëm çunat kanë qenë të bashkuar. Ishte hera e parë të bashkuar nga fillimi deri në fund, ua thashë që në fillim që të mbajmë ndeshjen 0 mbrapa, duhet ta kemi detyrim fitoren se nuk kemi 5 ndeshje që nuk fitojmë. Nuk duhet të bëjmë gabime dhe të presim se luhet deri në minutën e 90 dhe ashtu ndodhi.

Me tre pikët sot jemi 3 pikë larg vendit të parë e të shohim. Nuk ka mbaruar faza e dytë, ka edhe dy të tjera, të shohim në vijim.

Stadiumi? Kjo është një gjë tjetër që pashë në fillimin e lojës. U thash “imagjinoni çuna”. Unë do të doja të isha futbollist përsëri, se kam luajtur këtu. I thashë ‘po të isha në vendin tuaj do jepja shpirtin në fushë sot’ dhe kështu ka ndodhur.

Këtu ka qenë “Qemal Stafa” dhe Tirana ka bërë historinë e të gjitha kohëve, kjo është shtëpia e Tiranës ndoshta. Ndaj rezultati ka qenë kështu.

Kur ka dalë presidenti në media ka thënë që ky ekip ka kontigjent për kampionë. Nëse çdo ndeshje do ta luajmë për të luajtur si sot, mund t’i dalim, por duhet marrë ndeshjet një nga një. Nuk thuhet në fillim që do dalim kampion, çdo lojtar që vjen këtu duhet të fitojë çdo ndeshje, çdokush që vjen këtu është në garë për kampion por duhet ta marrë ndeshje pas ndeshje”, tha Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco