Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Triumfi në derbin ndaj Partizanit, Halili: Kemi pasur fatin në krahun tonë…

Triumfi në derbin ndaj Partizanit, Halili: Kemi pasur fatin në krahun tonë…

21:12, 13/12/2019

Refik Halili foli i emocionuar pas triumfit të Tiranës në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Në një reagim për ‘supersport’, presidenti i klubit të Tiranës, tha se edhe fati ishte me ekipin bardheblu.

Halili gjithashtu kishte disa falënderime emocionuese pas këtij suksesi historik.

 “Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paqe me tifozët. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshjen duke u mbështetur te tifozeria.

Trajneri është, edhe Egboja është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Jam jashtë formacionit gjithmonë. Pse jo mos qëndrojë ai. Shanset janë. Skuadra është, ka elementë brenda. Kemi pasur edhe fatin, jemi mundur nga episodet. I falenderoj të gjithë. Më bëhet qejfi, që u kënaqën tifozët”, u shpreh Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco