Ancelotti ndodhet në Angli, në bisedime me klubin e Premierligës

Ancelotti ndodhet në Angli, në bisedime me klubin e Premierligës

14:11, 13/12/2019

Të martën vonë në mbrëmje nënshkroi divorcin me Napolin, të premten ka nisur bisedimet me Everton.

Carlo Ancelotti nuk humbet asnjë minutë kohë dhe është menjëherë pranë një tjetër stoli në karrierë.

Po përflitet shumë për një marrëveshje me Arsenalin, madje avokatët e teknikut kanë kontaktuar me drejtuesit e “Topçinjve”, megjithatë sipas raportimeve të tabloidit “The Sun” është e vërtetë që tekniku nga Regiolo ndodhet në Londër, por për momentin nuk po bisedon me klubin bardhekuq, por me Evertonin.

Pronari i “The Toffies”, Fahrad Moshiri, dhe administratori Bill Kenëright ndodhen në kryeqytetin e Anglisë dhe është zbuluar se kanë nisur negociatat me trajnerin 3 herë fitues të Champions League.

Më 6 dhjetor klubi nga Liverpooli shkarkoi Marco Silvën pas 18 muajsh dhe është ende në kërkim të një zëvendësuesi, ndërsa për momentin skuadra po drejtohet nga ish-sulmuesi Duncan Ferguson.

Evertoni aktualisht ndodhet në vendin e-14-të dhe Ancelotti shihet si njeri më i përshtatshëm për ta nxjerrë skuadrën nga kriza, për momentin ka vetëm bisedime dhe asnjë marrëveshje edhe pse Ancelotti duket më i tërhequr nga një aventurë e mundshme me Arsenalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco