Formacioni i mundshëm i Tiranës në derbi

Formacioni i mundshëm i Tiranës në derbi

11:54, 13/12/2019

Tirana do të kërkojë të fitojë derbin me katër sulmues në fushën e lojës. Kështu ka planifikuar gjatë gjithë javës Emanuel Egbo.

Bardheblutë kërkojnë lavdinë me një repart të avancuar për t’u pasur zili në emra, por që para portës nuk është se ka bërë ndonjë gjë të madhe.

Tirana do të sulmojë me Ngo, Halili, Kobina e Torasa, duke treguar se do të kërkojë medoemos fitoren.

Edhe pse mund të ketë ndonjë ndryshim të sekondës së fundit, dilemat më të mëdha janë vetëm në repartin e mbrojtjes.

Në mungesë të Hasanit, Dungës e Kalesë, por edhe gjendjes jo të mirë të Osmanit, Emanuel Egbo ka sajuar 11-shen.

Nga minuta e parë në portë e nis Ilion Lika. Në mbrojtje janë Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari.

Në mesfushë pritet të luajnë Batha, Torasa, Çelhaka, teksa më të avancuar janë Kobina, Halili dhe Ngo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco