FOTO/ UEFA publikon renditjen e re të klubeve, ja kush kryeson

FOTO/ UEFA publikon renditjen e re të klubeve, ja kush kryeson

11:28, 13/12/2019

Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e fundit në grupe të Ligës së Europës, duke ardhur menjëherë pasi u mbyllën grupet e Ligës së Kampionëve.

Të shumta janë skuadrat që priteshin të kalonin më tej, teksa ka pasur edhe ekipe surprizë që kanë arritur të presin një biletë apo edhe prej atyre skuadrave që janë eliminuar në mënyrë surprizë.

Ndërkohë, UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve dhe vendin e parë vazhdon ta mbajë Real Madridi.

Skuadra madrilene ndiqet nga Barcelona teksa në vendin e tretë është Bayern Munchen dhe më pas Atletico Madrid.

Juventusi mbyll pesëshen e parë, ndërkohë që në 10 skuadrat më të mira ka vend edhe për Manchester City, PSG, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Sa i përket renditjes së kampionateve, Spanja mban kryesimin e ndjekur nga Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco