Shorti i Championsit/ Shaqiri do një skuadër të vogël si kundërshtare të Liverpoolit

Shorti i Championsit/ Shaqiri do një skuadër të vogël si kundërshtare të Liverpoolit

10:58, 13/12/2019

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se do të dëshironte një skuadër të vogël si kundërshtare të Liverpoolit në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” kanë kaluar grupin nga vendi i parë dhe të hënën do të mësojnë kundërshtarin e ri.

Shaqiri ka thënë se preferon një skuadër të vogël në short, por shton se në këtë fazë nuk ka skuadra të lehta.

“Të jem i sinqertë, natyrisht që dëshirojmë një skuadër të ‘vogël’, por për mua nuk ka skuadër të lehtë”, është përgjigjur Shaqiri në pyetjen për kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Kur kalon grupin, nuk je më skuadër e vogël, je skuadër shumë e mirë. Të gjitha janë skuadra të mira”.

Kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit janë Lyon, Dortmund, Atletico Madrid, Atalanta dhe Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco