Ronaldinjo tregon kush është lojtari më i mirë i kësaj epoke

Ronaldinjo tregon kush është lojtari më i mirë i kësaj epoke

10:29, 13/12/2019

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

I fundit që është përfshirë në këtë temë është Ronaldinjo.

Braziliani shprehet se Messi është më i miri i epokës së tij, por nuk mund të thuhet se është më i miri në historinë e futbollit.

Ish-fantazisti theksoi se pavarësisht arritjeve individuale dhe ekipore të Mesit, sërish nuk mund të harrohen emra të së kaluarës si Maradona, Pele apo Ronaldo.

Më bëhet qejfi që Messi mori ‘Topin e Artë’, sepse është një mik i imi, sepse ka qenë një flamur i Barcelonës. Nuk dua të bëj krahasime, sepse është e vështirë të identifikosh kush është lojtari më i mirë në histori. Në të kaluarën ka qenë edhe Maradona, Pele, Ronaldo. Nuk mund të them se Messi është më i miri në histori, por ai është më i miri në epokën e tij”, tha Ronaldinjo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco