Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Siguria e klasikes/ Barcelona-Real Madrid do zhvillohet me forca speciale

Siguria e klasikes/ Barcelona-Real Madrid do zhvillohet me forca speciale

09:49, 13/12/2019

Klasikja e parë e sezonit, e programuar për t’u zhvilluar më 18 dhjetor në “Camp Nou”, nuk pritet të ketë një shtyrje të dytë, pavarësisht rrezikut për protesta të reja politike që mund të kërcënojnë sigurinë e saj.

Edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, konfirmoi se ndeshja më e rëndësishme e sezonit nuk do të shtyhet sërish.

Klasikja e parë e sezonit vjen në një moment të vështirë për “Los Blancos”, sepse skuadra e Zinedin Zidanit do të luajë në transfertë me Valencian vetëm tri ditë më herët.

“Klasikja nuk do të shtyhet përsëri”, shpjegoi Bartomeu. “Ndeshja do të luhet, është një përgjegjësi e të gjithëve ne që të luajmë. Jemi në një moment të vështirë. Duhet të ketë qetësi. Futbolli është një festë e sportit”, shtoi presidenti i katalanasve.

Katalanasja “Sport” mëson se për të garantuar sigurinë e Barcelona-Real Madrid, e cila mund të kërcënohet nga protesta e thërritur shumë pranë stadiumit “Camp Nou” 4 orë përpara nisjes së ndeshjes (parashikohet të marrin pjesë 18 mijë persona), do të marrin pjesë dhe forcat speciale katalanase, “Los Mossos d’Esquadra”.

Njësiti special kalorsiak i forcave të armatosura katalanase garanton sigurinë zakonisht të ndeshjeve me rrezikshmëri të lartë.

Ata janë një forcë autonome policore e Katalonjës, e cila ka zëvendësuar Policinë Kombëtare Spanjolle dhe Rojen Civile.

Procesi i zëvendësimit nisi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 2008. Në nëntor 2005, “Los Mossos” morën administrimin e plotë policor në qytetin e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco