Manchester City gjen zëvendësuesin e Sane

Manchester City gjen zëvendësuesin e Sane

09:12, 13/12/2019

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe trajneri spanjoll e ka veçuar Mikel Oyarzabalin si pasues të futbollistit ofensiv gjerman

Sane pritet të largohet nga Manchester City, gjatë janarit apo verës së ardhshme, teksa me shumë mundësi do të transferohet te Bayern Munchen.

I vetëdijshëm për këtë, trajneri Pep Guardiola ka qenë në kërkim të pasardhësit të futbollistit gjerman.

Trajneri spanjoll do yllin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, në vend të Sane.

Nëse City e shet yllin gjerman, atëherë do të investojë për përfaqësuesin spanjoll.

Oyarzabal vlerësohet 75 milionë euro nga klubi i tij aktual.

Sane nga ana e tij është i dëmtuar që nga gushti dhe pritet të rikthehet në fushën e blertë në muajin shkurt ose mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco