Pësoi dëmtim të tmerrshëm, testet mjekësore zbulojnë sa do të mungojë Coman!

Pësoi dëmtim të tmerrshëm, testet mjekësore zbulojnë sa do të mungojë Coman!

22:55, 12/12/2019

Kingsley Coman pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren e Bayernit 3-1 kundër Tottenhamit.

Anësori francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 25-të, pasi nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen për shkak lëndimit në gju që fillimisht u mendua se do ta linte jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Pas testeve më të detajuara sot dr.Müller-Wohlfahrt konfirmon se dëmtimi i Coman nuk është i rëndë.

Konfirmohet që Kingsley Coman do humbasë tre ndeshjet e mbetura për këtë vit, por do jetë me ekipin në fazën përgatitore të janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco