Ronaldo: Reali në finale? Do të firmosja për një gjë të tillë

Ronaldo: Reali në finale? Do të firmosja për një gjë të tillë

19:01, 12/12/2019

Juventus u kualifikua në fazën me eliminim direkt në Champions League. Bardhezinjtë mposhtën Bayern Leverkusen falë golave të Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain (2-0) , duke e blinduar kështu vendin e parë në Grupin D.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo u prononcua për UEFA.com, ku tha se futbollistët arritën të bëjnë një ndeshje të madhe.

Ndër të tjerash, Ronaldo tha se në finale, do të firmoste për një përballje me Real Madrid.

 “Kemi bërë një tjetër ndeshje të madhe në Champions League. Kompeticioni im. Adhuroj t’i luaj këto ndeshje, por gjëja më e rëndësishme është se ka fituar skuadra. Kemi luajtur një pjesë të dytë shumë të mirë, jemi të lumtur për vendin e pare. Në lidhje me shortin: “Shikojmë përpara me siguri, i respektojmë të gjitha skuadrat. Të shohim se çfarë do të thotë shorti.

Dybala dhe Higuain? Argëtohemi shumë, kuptohem mirë si me Dybala, ashtu edhe me Higuain. Më pëlqen të luaj me të dy, më pas i takon trajnerit të vendosë,” tha mes tjerash Ronaldo.

Portugezi mund të përballet me Real-in në 1/8 e finales.

“Real është një skuadër e jashtëzakonshme, do të preferoja të përballeshim me ata më vonë. Në finale? Do të firmosja për t’u përballur me ata në finale”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco