Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

UEFA merr vendim për festimin ushtarak të Turqisë kundër Shqipërisë

UEFA merr vendim për festimin ushtarak të Turqisë kundër Shqipërisë

18:45, 12/12/2019

UEFA ka mbyllur hetimet për festimin në mënyrë ushtarake të përfaqësueses turke në përballjen ndaj Shqipërisë të vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Institucioni më i lartë i futbollit europian ka mbyllur sytë duke mos dhënë as gjobë për federatën turke.

Nëse në çdo ndeshje të Euro 2020 Turqia do të bëjë nderimin e saj ushtarak pas çdo goli, nuk do të ketë asgjë për t’u habitur, pasi tashmë do ta cilësojë normale një gjë të tillë.

Edhe pse kishte hapur zyrtarisht hetim për atë festim, duke e cilësuar si një “provokim të mundshëm më sfond politik”, meqë Turqia sapo kishte filluar ndërhyrjen ushtarake në Siri, UEFA vendosi të mos e cilësonte si shkelje.

Lojtarët dhe Federata Turke argumentuan se ai festim, ashtu si edhe ai mëvonshmi që bënë në ndeshjen ndaj Francës, ishte për të respektuar dëshmorët në luftë dhe nuk kishte arsye pse të ndëshkoheshin.

Kështu UEFA e ka marrë të mirëqenë si të tillë dhe nuk mori asnjë masë në mbledhjen e sotme që shqyrtonte këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco