VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit festë të çmendur pas kualifikimit në Champions!

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit festë të çmendur pas kualifikimit në Champions!

17:51, 12/12/2019

Ka përfunduar faza e grupeve në Champions League.

Befasia më e këndshme ka qenë Atalanta, që në pjesëmarrjen e parë ka arritur të kalojë fazën e grupeve duke u bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira të Europës.

Pas fitores 3-0 në transfertë kundër Shakhtar Donetsk, skuadra e Atalantës është bërë pjesë e një feste të çmendur në dhomat e zhveshjes.

Pjesë e skuadrës italiane është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i cili ka festuar këtë sukses së bashku me trajnerin Gian Piero Gasperini.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco