Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Inter shfaq interes për dy mbrojtësit shqiptarë

Inter shfaq interes për dy mbrojtësit shqiptarë

17:10, 12/12/2019

Klubi i Interit ka shfaqur interes për dy lojtarët shqiptarë të Veronës, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Gianluca Di Marzio raporton se mes Presidentit të Veronës dhe drejtuesve të Interit ka pasur një takim, ku në tavolinë është diskutuar për tre emra.

Bëhet fjalë për Sofyan Amrabat, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Profili më i preferuar për zikaltërit është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli. Megjithatë Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco