Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Cristiano Ronaldo bie nga froni, ja kush janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në Serie-A

Cristiano Ronaldo bie nga froni, ja kush janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në Serie-A

16:51, 12/12/2019

Sajti i specializuar për vlerën e lojtarëve në treg  “Trasfermarkt”, ditën e sotme ka përditësuar të dhënat mbi 15 lojtarët më të shtrenjtë në Serie-A.

Në këtë listë, bie në sy që në vendin e parë nuk është më Cristiano Ronaldo, por futbollisti tjetër i Juventusit Paolo Dybala. Ronaldo ndodhet në vendin e tretë, ndërsa vendin e dytë e mban futbollisti i Interit Lautaro Martinez.

Që pas ardhjes së tij në kampionatin italian, kjo është hera e parë që CR7-ta ulet nga froni.

Natyrisht që shifrat e lojtarëve lidhen edhe me performancën e tyre në muajin e fundit.

Më poshtë keni 15 lojtarët më të shtrenjtë në Serie-A.

1) Paulo Dybala 85 milion euro
 

2) Lautaro Martinez 80 milion euro
 

3) Cristiano Ronaldo 75 milionë euro
3) Romelu Lukkau 75 milionë euro
3) Matthijs de Ligt 75 milionë euro
3) Kalidou Koulibaly 75 milionë euro
 

7 ) Sergej Milinkovic-Savic 70 milionë euro
7) Miralem Pjanic 70 milionë euro
 

9) Stefan De Vrij 60 milionë euro
9) Milan Skriniar 60 milionë euro
9) Fabian Ruiz 60 milionë euro
9) Lorenzo Insigne 60 milionë euro
9) Marcelo Brozovic 60 milionë euro
9) Federico Chiesa 60 milionë euro
 

15) Gianluigi Donnarumma 55 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco